Pas dy ditësh protesta të banorëve, sot ka reaguar kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili e cila ka nxjerrë vendimin për të mbyllur shkollën në fashatin Grizë.
Gjatë një reagimi për mediat, Balili thekson se ky vendim është marrë menjëherë paqsi janë konstatuar se godina ka pësuar dëmtime të rënda në strukturë.
Sipas Balilit shkolla ka çarje në rrezikshme dhe është e pamundur që nxënësit të futen brenda pasi rrezikohet shembja e godinës. Balili thotë se bashkia ka gjetur zgjidhje provizore për t’i transferuar nxënësit në shkollën tjetër 9-vjeçare “Hekuran Maneku” e cila ndodhet vetëm 2 kilometra larg fshatit të tyre.
“Aktualisht shkolla nuk është në gjendje të mirë pasi nuk duhet të futet brenda. Shkolla ka çarje të thella dhe të rrezikshme. Nëse ndodh tërmet është e garantuar që ajo bie imagjinoni se çfarë mund të ndodhë. Dëmtimi i strukturës së shkolis ka ndodhur për shkak të thatësirës gjatë muajit gusht. Për këtë janë informuar institucionet arsimore që godina është e pabanueshme. Vendimi është i përkohshëm pasi ne kemi vendos t’i drejtohemi institutit kombëtar të ndërtimit për të vërtetuar ose për të hedh poshtë atë që bashkia ka konstatuar. Ne kemi vendosur që me shpenzimet e Bashkisë të merret përsipër transporti i fëmijëve drejt shkollës tjetër “Hekuran Maneku” e cila është vetëm 2 km larg fshatit Grizë.
Specialistët kanë shkuar në institutin e ndërtimeve për të përshpejtuar dhe për të marrë vendim përfundimtar nëse shkolla do të marrë vendim që të vijojë mësimet në të njëjtën godinë. Konstatimi i komisionit është vërtetuar që në muajin gusht ka pasur krisje, në muajin maj drejtoria arsimore ka qenë aty dhe s’ka pasur çarje të tilla të themeleve të mureve, horizontalisht dhe vertikalisht. Bashkia nuk ka interes të mbyllë shkollën”, tha ndër të tjera Rajmonda Balili.
(O.M/Faxweb.al)