Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me një nje postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar të gjithë qytetarët në lidhje vizitat stomatologjike pasi në kuadër të masave kundër pandemisë në të gjihë vendin klinikat dentare janë të mbyllura
Njoftohen qytetarët se të gjithë mund të shkojnë për urgjenca me dhëmbet në Klinikën Stomatologjike universitare në QSUT thuhet në njoftimin e ministres Manastirliu.
Postimi i plotë
“Klinika Stomatologjke Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare.
Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit. #KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike
Ju lutem respektoni rregullat e distancimit social, e vetmja armë që kemi në dorë kundër përhapjes së infeksionit #Respekt për stafet mjekësore në shërbim”, shkruan Manastirliu.