17:48 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbyllja e dhjetëra degëve në universitete, studiuesi: Në të ardhmen do të kemi një shoqëri të TikTok-ut

14:30 | 02/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllja e dhjetëra degëve në universitete, studiuesi: Në të ardhmen do të kemi një shoqëri të TikTok-ut

Katër programe studimi nuk do të hapen këtë vit në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.

Pas përfundimit të raundit te dyte të regjistrimeve programet e studimit ne degët Kimi, Matematikë, Fizikë dhe Gjuhë Italiane nuk kanë asnjë student të regjistruar në vitin e parë. Kjo situatë është çdo vit dhe duke u përkeqësuar në rang kombëtar. Dhjetëra degë në disa universitete nuk po munden të plotësojnë kuotat dhe si pasojë rrezikojnë mbylljen e përhershme.

I ftuar në një intervistë në FaxNews për të diskutuar rreth këtij fenomeni, ka qenë studiuesi Taulant Muka.

Muka shprehet për gazetarin Egon Loli se ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi ajo që është më problematike sipas tij, është mungesa e vizionit nga ana e qeverisë për të përshtatur një marrëdhënie midis universiteteve dhe tregut të punës.

Një nga shkaktarët është mungesa e elitës dhe vetë universiteteve, thotë studiuesi, ku i referohet këtu profesionalizmit të stafit pedagogjik.

Taulant Muka: Është një dramë shumë e madhe, që shoqëria shqiptare do ta ndiejë shumë shpejt dëmin i shkakton ky fenomen. Të shkosh në FSHN dhe të kesh 14 studentë të regjistruar në matematikë, 7 në bio-kimi, tregon që në të ardhmen do të kemi një shoqëri të TikTok-ut dhe transmetimi i dijeve do të varet nga share dhe like. Mendo një student që është shumë i aftë, që ka investuar në formimin e tij, shkon në FSHN dhe shikon pedagogë që nuk bëjnë kërkime shkencore. Pse duhet ai që të qëndrojë në Shqipëri dhe të mos shkojë në Gjermani, kur kostot e jetesës po bëhen të njëjta në Shqipëri, kur ti mbaron matematikë e vetmja e ardhme që ke është mësuesia, kur matematika është baza e inovacionit. Në Shqipëri, nuk kemi teoricienë, në këtë kontekst, reforma që duhet të bëhet është se si të investohet tek elita dhe e reja, ku njerëz të përgatitur, njerëz që rrinë 24 orë në zyrë për të bërë shkencë, të vendosen në krye të institucioneve. Të jenë një model. Kjo është drama më e madhe. Një pjesë e universiteteve janë kioska, qoftë publike qoftë private.

Na duhen edhe filozofë edhe fizikantë, problemi qëndron, që atë që Ministria nuk po e bën, po e bëjnë vetë të rinjtë, duke mos përzgjedhur më universitetet publike, por largohen aty ku ndihen të vlerësuar. Qeveria shqiptare nuk ka vizionin, që t ndërthurë universitetin me tregun dhe kapacitetet që nevojiten. Ne i orientojmë një grup të madh tek infermieria. Ambasada të caktuara, nuk janë më ambasada, por agjenci punësimi. Po na marrin një pjesë të madhe. Nuk kemi elita, nga kultura apo arti, prandaj ndodh edhe kjo. 

Pas

Pas flakëve në Pishporo-Darëzezë, një tjetër vatër zjarri aktivizohet pranë kodrave me ullinj në Fier, rrezikohet edhe…

Para

Studimi: Shqipëria, në vendnumëro kundër informalitetit në punësim, fenomeni 3-fishi i rajonit

Para
Studimi: Shqipëria, në vendnumëro kundër informalitetit në punësim, fenomeni 3-fishi i rajonit

Studimi: Shqipëria, në vendnumëro kundër informalitetit në punësim, fenomeni 3-fishi i rajonit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

Ursula von der Leyen reagon ndaj krizës në Lindjen e Mesme, thërret Komisionin Evropian në mbledhje

Zjarr në Elbasan, përfshihen zonat pranë varrezave, flakët drejt banesave

Tensione në veri të Kosovës/ Gjendet armatim në pronë të një politikani serb, Zveçla: Rrezik për akte terroriste

Uji i pijshëm rikthehet në Vlorë, furnizimi në lagje kthehet në normalitet

Sekretari amerikan i Shtetit: Nëse Irani hakmerret, do të bëjë gabimin më të madh të mundshëm

Titulli që përfundoi në tragjedi/ 3 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur pasi tifozët bien nga tribuna

Grabiti me armë argjendarinë në Gjirokastër, 45-vjeçari ekstradohet nga Greqia pas katër vitesh

Rrezik bërthamor në Iran, pas shënjestrimit të Bushehrit nga Izraeli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.