Edi Rama, kryeministër dhe kryetar i PS-së, mbylli mbrëmjen e djeshme në Vlorë fushatën për votimet e së dielës.
Rreth 5000 mijë karrige ishin vendosur përballë podiumit ku qëndroi kryeministri Edi Rama.
Përveç raportimeve mbi detyrimin e punonjësve të administratës për të marrë pjesë në këtë mbyllje fushate, ajo që ra në sy ishin autobuset e shumtë që kishin transportuar qytetarë, mbështetës të PS-së ose punonjës të administratës, nga qytete të tjera drejt Vlorës.
Vetë Rama në fjalën e tij tha se në shesh gjendeshin 20 mijë qytetarë, një shifër goxha e lartë kjo duke marrë parasysh dhe foton e karrigeve bosh.