Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, i është bashkuar reagimit të ambasadës amerikane për aksionin e sotëm në Veri, që ka rezultuar me mbylljen e disa komunave të shumicës serbe.
Në një reagim në “X”, ambasada e Gjermanisë shprehet se janë të zhgënjyer për veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara. Ambasadori Rohde ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij, kjo gjë e tillë duhet të ndryshojë.
“Njoftimi nuk është konsultim. Gjermania i bashkohet SHBA në shprehjen e shqetësimeve dhe zhgënjimit për veprimet e pakoordinuara. Kjo duhet të ndryshojë. Ne duam të heqim masat dhe të ecim përpara në lidhje me integrimin rajonal dhe evropian. Nuk duhet një krize të panevojshme”, thuhet në reagimin e tyre.