Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur nga Kuvendi për mbylljen e gjimnazit “Mehmet Akif”. Ajo tregoi historinë se si shkolla e saj ishte mbyllur por nuk kishin protestuar.
Sipas saj pronarët e shkollës dalin në media e bëjnë si viktima edhe pse kanë detyrime para nxënësve që i lanë në mes të rrugës.
Evis Kushi: Unë e kam bërë shkollën në kala, pas shumë viteve shkollës i doli pronari. Sot ajo shkollë nuk ekziston më. Nuk protestuam ne, nuk dolëm në protestë. Ishte respektimi i ligjit, dolën pronarët e shkollës. Shkuam në një shkollë tjetër, gjithashtu shumë të mira.
Nuk protestoi askush. Këta pronarë dalin në media e bëjnë si viktima, kanë detyrime para nxënësve që i lanë në mes të rrugës. Do të bëjmë maksimumin që t’i regjistrojmë në shkollat më të përshtatshme.