12:20 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbyllja e portalit “JOQ”, reagon Meta: Gjendja e jashtëzakonshme jo pretekst për të sulmuar mediat kritike

20:02 | 30/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllja e portalit “JOQ”, reagon Meta: Gjendja e jashtëzakonshme jo pretekst për të sulmuar mediat kritike

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale ku ka falenderuar gazetarët dhe operatorët për punën e bërë gjatë këtyre ditëve në terren pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Meta shprehet se çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit të fundit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike.

Reagimi i plotë:

Falenderoj të gjithë gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet teknike mbështetëse për raportimin e saktë dhe në kohë reale ditë-natë, në kushte aspak të lehta, të situatës tepër të rëndë dhe të pasojave tragjike në jetë njerëzore dhe prona, që la pas tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit. Me punën e tyre të palodhur, gazetarët dhe mediat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të banorëve të prekur nga pasojat e kësaj fatkeqësie tepër të rëndë. Duke i inkurajuar mediat të vazhdojnë të tregojnë seriozitet dhe përmbajtje maksimale në raportimin e lajmeve, me qëllim shmangien e informacioneve të paverifikuara, besoj se në kuadrin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit të fundit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike. Gazetarët kanë qenë ndër heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve dhe për këtë meritojnë një falenderim dhe mirënjohje të madhe!

Qeveria Rama, dy ditë pasi procedoi dy administratorët e JOQ-së, ka vendosur që përmes Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të mbyllin domainin “joqalbania.com” për Republikën e Shqipërisë.

Lajmi është dhënë nga vetë JOQ, në faqet e veta zyrtare në Instagram dhe në Facebook, ku thuhet se me mbylljen e portalit synohet vendosja e diktaturës, dhe nënshtrimi i zërave të lirë.

Duhet thënë se në momentin që flasim, faqja në web është e aksesueshme pjesërisht, pavarësisht se sot nuk është postuar asnjë lajm. Mbrëmjen e djeshme kjo faqe nuk ishte e disponueshme për lexuesit e saj, ç’ka ka pasuar me një sërë reagimesh të forta në rrjetet sociale.

Sulmi qeverisë ndaj kësaj mediaje, nisi me pretendimin se përhapte panik në radhët e lexuesve, dhe i referohej një denoncimi të një qytetari, që thoshtë se në mogrun e Tiranës, kishte një numër shumë të madh viktimash, të paidentifikuara, nga tërmeti i rënë në datën 26 Nëntor.

Dy ditë pasi procedoi administratorët, qeveria mbyll përmes AKEP portalin JOQ

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramailir metaJETA OSH QEFJOQ
Pas

VIDEO/ “Na kanë dhënë çadër me qera”, dëshmia e pazakontë e banores: Paguajmë 50 mijë lekë nata

Para

VIDEO/ Valbona Sako bën gafën dytë të hidhur brenda ditës: Jemi të kënaqur me 50 viktima!

Para
VIDEO/ Valbona Sako bën gafën dytë të hidhur brenda ditës: Jemi të kënaqur me 50 viktima!

VIDEO/ Valbona Sako bën gafën dytë të hidhur brenda ditës: Jemi të kënaqur me 50 viktima!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

Manastirliu: Mbi 27 mijë tekste të shpërndara në vende të ndryshme ku mësohet gjuha shqipe

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku lëvizte një 35-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezër

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet dhe gjobitet 35-vjeçari në Elbasan

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL

Ish-shefat e sigurisë së Izraelit thirrje presidentit amerikan: Trump të ndihmojë në përfundimin e luftës në Gazë!

Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit

PAMJET e arrestimit të Flodian Plakut në Vlorë, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në 2024

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.