Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në një deklaratë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit ka thënë se ka vëzhguar nga afër qytetet e rëndësishme të vendit dhe ka parë se procesi ka qënë i qetë dhe problemet që janë hasur ishin të vogla dhe u rregulluan shumë shpejtë.
Ndërkohë më tej Soreca u shpreh se ky është vetëm fillimi i punës dhe se të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të pranojnë rezultatin cilido që të jetë.
Soreca:
Kemi qënë në Tiranë, Durrës, Peqin, Elbasan dhe Kavajë. Kemi hasur disa probleme me aparatet që janë të identifikimit biometrik por ka funksionuar pa probleme. Skuadrat tona janë duke vëzhguar procesin e mbylljes.
Ajo që do bëjmë ne të gjitha skuadrat tona, të gjitha skuadrat tona informacionin do ja kalojnë OSBE ODIHR. Mbyllja e votimit dhe qendrave të votimit është vetëm fillimi i punës. Ne tani po do të lejojmë qendrat e votimit që të vazhdojnë punën e tyre me mbylljen, ne do të vazhdojmë sot në mbrëmje ne numërimin e votave. Unë nuk do të jap ndonjë vlerësim tashmë sepse siç thashë OSBE ODIHR do të japë nesër deklaratën në drek.
Megjithatë më lejoni të them se personalisht kam parë një pjesëmarrje të madhe dhe zgjedhësit shqiptar e kanë kuptuar që është një ditë e rëndësime. Kisha shansin ditën e sotme të flisja me votues të ndryshëm dhe kam kuptuar dhe më ka lënë mbresa angazhimi në votim.
Tani të ecim përpara dhe do të shohim më tej për rezultatet dhe të respektojmë rezultatin që do të shpall KQZ-ja. Faleminderit për vëmendjen tuaj sot, kam parë në të gjithë Shqipërinë që po monitoroni këtë proces dhe me krahë të lehta në këtë punë.
(R.G/Faxweb.al)