Një punonjëse e Drejtorisë Arsimore Tiranë pretendon se vendimi i Qeverisë për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve në datat 4, 5 dhe 6 nuk ka të bëjë me gjendjen e rëndë gripale në vend, por sipas saj, shkak i pezullimit të mësimit janë temperaturat e ulëta që do të jenë në vend gjatë kësaj jave.
Sipas saj, shkollat në vend nuk kanë ngrohje fare ose kanë mjete primitive dhe në disa zona ato janë pa dyer dhe dritare.
Denoncimi i plotë:
“Nisma pershendetje. Jam nje punonjese e drejtorise arsimore dhe dua tju ve ne dijeni per arsyen e vertete te vendimit te qeverise per te mbyllur shkollat dhe cerdhet e cila nuk eshte prej gripit. Ditet e kesaj jave do te jene shume te ftohta dhe ne kemi vene alarmin mbasi nuk ja dalim dot te ngrohim as shkollat dhe as cerdhet. Shumica e klasave nuk kane ngrohje fare ose kane mjete primitive dhe temperaturat ne -10 qe parashikohen nuk i perballojne dot. Kjo ne Tirane. Jashte Tirane, sidomos ne zonat malore dhe me periferike situata eshte shume me e rende, sepse ka edhe klasa qe nuk kane xhama, apo dyer.
Per rrjedhoje kerkuam qe te pezullohet mesimi kete jave mbasi parashikimi i motit thote qe java tjeter do te normalizohet.
Nuk e kuptoj pse duhet genjyer edhe per kete gje dhe nuk dilet hapur te njerezit e te thuhen gjerat sic jane. Skemi o popull ngrohje per cerdhet dhe kopshtet per te perballuar keto lloj temperaturash. Une besoj se njerezit do e mirekuptojne, mbasi e dine se ku jetojne dhe ku i cojne femijet. Genjeshtra kot. Anonim ju lutem sepse e kuptoni vete”.
Pak më herët ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit vendosën mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave deri më 9 janar. Sipas tyre, kjo bëhet për shkak të epidemisë së gripit dhe motit të ftohtë që ka mbërthyer vendin. (A.R/SHUPLAKA)