Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shtyr sërish afatin me 1 muaj për mbylljen e sinjalit analog.
Fikja e transmetimeve analoge në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, ishte parashikuar me datë 1 shtator, datë kur ishte parashikuar të niste me 1 shtator.
Kështu ka deklaruar ditën e sotme, kryetari i AMA-së Gentian Sala në një deklaratë për shtyp. Sipas Salës, vendimi është marrë pas një sondazhi të bërë, në të cilën ka rezultuar se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.
“Nga sondazhi ka rezultuar se shumë qytetarë shohin ende transmetimet analoge. Në mënyrë unanime, AMA ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge edhe për katër javë”.