Një i moshuar në Velipojë ka humbur jetën pasi është mbytur duke bërë plazh. Viktima është nga Kosova rreth 71-vjeç.
Identiteti i viktimës është Qamil Bajrami. Mbytja e 71-vjeçarit shënon viktimën e parë për këtë vit ne plazhin e Velipojës. Dyshohet se shkaku është një atak kardiak.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të pasdites, trupi i viktimës është dërguar në morgun spitalit të Shkodrës. (B.H/Faxweb)