Një 11-vjeçar është mbytur në lumin Rrapun, në fshatin Tokëz, në Librazhd.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i mituri ishte futur për tu larë në atë zonë, dhe ka përfunduar në thellësi.
Policia bën me dije se trupi i pajetë është nxjerrë pas 30 minutash kërkime.
Librazhd/Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd,
dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.