Një pushues ka humbur jetën paraditen e sotme në Spille. Sipas njoftimit të policisë viktima është GJ.V rreth 73-vjeç, ndërsa shkak për vdekjen dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak që ka pësuar i moshuari.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.08.2019,rreth orës 10:40 në Spille, shtetasi GJ. V rreth 73 vjeç, pushues, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.