Të paktën 4 persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë shpëtuar pasi një traget u fundos pranë brigjeve të Balit në Indonezi. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë në kërkim të 38 personave ende të zhdukur, raporton La Repubblica.
Trageti KMP Tunu Pratama Jaya u fundos gati gjysmë ore pasi u largua nga porti i Ketapang në provincën e Javas Lindore.
Trageti kishte 53 pasagjerë, 12 anëtarë të ekuipazhit dhe 22 automjete, përfshirë 14 kamionë. Shumë nga të mbijetuarit fillimisht ishin pa ndjenja pasi qëndruan për orë të tëra në ujëra të trazuara.
Nëntë anije kërkuan për të zhdukurit gjatë natës pavarësisht detit të trazuar me valë deri në 2 metra të larta.
Moti i keq dyshohet të jetë shkaku i tragjedisë.