16:30 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbytja e dy anijeve pranë brigjeve italiane, 10 viktima dhe 50 të zhdukur

19:10 | 17/06/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbytja e dy anijeve pranë brigjeve italiane, 10 viktima dhe 50 të zhdukur

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra rezultojnë të zhdukur pas mbytjes së dy mjeteve lundruese, në episode të veçanta, pranë brigjeve italiane, thanë ekipet e shpëtimit.

Dhjetë trupa u gjetën të hënën në kuvertën e poshtme të një varke druri në Mesdheun qendror nga ekipet e shpëtimit të një anije, që operon si pjesë e  organizatës bamirëse gjermane ResQship. Organizata bamirëse tha se shpëtoi  51 persona që ishin në bordin e anijes që po fundosej, e cila besohet se ishte nisur nga Tunizia.

Një shërbim i linjës telefonike për njerëzit në vështirësi gjatë kalimit të Mesdheut, tha në X: “Ne u lajmëruam për një varkë në rrezik, me rreth 60 persona. Jo autoritetet e BE-së, por ‘Nadiri i vogël’ ofroi ndihmë. Fatkeqësisht, ata shkuan shumë vonë për 10 personat që vdiqën në kuvertën e poshtme. Kufijtë e BE-së vazhdojnë të vrasin!”

Mbytja e anijes ndodhi rreth 40 milje në jug të ishullit italian të Lampedusa, raportoi Rai News.

Ndërkohë 50 persona u raportuan të zhdukur pasditen e së hënës në një anije të mbytur në detin Jon, rreth 100 milje larg brigjeve të Kalabrisë në Italinë jugore.

Dymbëdhjetë persona, përfshirë një grua shtatzënë, u shpëtuan nga një anije tregtare dhe u dërguan në portin Roccella Ionica. Ata ishin duke udhëtuar me një varkë me vela që ishte nisur nga Turqia ditët e fundit, sipas raportimeve në shtypin italian.

Në bord kishte njerëz të kombësisë iraniane, irakiane dhe siriane. Gjatë natës të së dielës, 173 persona mbërritën me tre varka në Lampedusa, duke përfshirë tre të mitur.

Anijet ishin larguar nga Zawia në Libi dhe po transportonin njerëz nga Bangladeshi, Sudani, Siria dhe Egjipti.

Në fillim të këtij muaji, 11 trupa u gjetën në brigjet e Libisë.

Italia është një nga pikat kryesore të zbarkimit për njerëzit që përpiqen të arrijnë Evropën, me rrugën qendrore të Mesdheut që konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë. OKB-ja ka regjistruar më shumë se 20,000 vdekje dhe zhdukje përgjatë rrugës që nga viti 2014.

Pas

Fushata elektorale e presidentit Biden 50 milionë dollarë reklama; theksohet dënimi i ish-presidentit Trump

Para

Dhunuan dhe plagosën me armë zjarri familjen siriane, arrestohen shqiptari dhe rusi në Greqi

Para
Zhduket një grua nga Shqipëria në Prishtinë

Dhunuan dhe plagosën me armë zjarri familjen siriane, arrestohen shqiptari dhe rusi në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.