Mbrëmjen e djeshme një shtetas sllovak është gjetur i mbytur në Golem. Ai kishte ardhur prej disa ditësh si turist në vendin tonë bashkë me gruan e tij.
Trupi i tij është gjtur i pajetë rreth orës 19:45 të ditës së djeshme në plazhin e Golemit. Ai ishte Beres B. 66 vjeç nga Sllovakia.
Ka dyshime se ai mund të jetë futur për t’u larë dhe ka pësuar infarkt, edhe për shkak se kishte konsumuar shumë pije alkoolike. Kështu ka deklaruar në Polici bashkëshortja e 66-vjeçarit nga Sllovakia, e cila ka dhënë dëshminë e saj para oficerëve të Policisë së Kavajës.
“Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë shtetasi sllovak Beres S., 66 vjeç. Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar. Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes”,njoftoi dje policia. (J.V/Shuplaka)