Ekipet e shpëtimit në Budapest, Hungari kanë filluar operacionin për të nxjerrë nga Danubi, një anije turistike të mbytur muajin e kaluar. Anija “Mermaid” transportonte turistë koreanojugorë kur u ajo u përplas me një anije lundrimi dhe u mbyt, duke shkaktuar vdekjen e 20 turistëve dhe tetë të tjerëve që janë të zhdukur.
Përpkjet e ekipeve në kryeqytetin e Hungarisë qenë penguar nga nivelet e larta të ujërave, që ishin rritur edhe më prej shirave të rrëmbyeshëm.
Filmimet e vendit të ngjarjes të martën treguan një vinçn lundrues që ngrinte ngadalë anijen në sipërfaqe.
Anija “Viking Sigyn” e goditi “Mermaid’ pak pas orës 21:00 në 29 maj. Shtatë persona u shpëtuan dhe shtate trupa u gjetën shpejt, por shumica që ishte në bordin e “Mermaid’ u zhduk në lumin e fryrë nga ujërat.
Trupat e viktimave të tjera u gjetën në ditët në vijim, pasi ishin çuar nga Danubi deri 100 km më poshtë, në drejtim të rrymës.
Kapiteni i “Viking Sigym”, një shtetas ukrainas 64-vjeçar, Yuriy C. Është arrestuar për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor me pasojë viktima në masë.
Discussion about this post