Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shëngjin të Lezhës. Në një zonë disa metra larg bregur është parë një trup i pajetë. Trupi është parë në zonën e shkëmbinjve.
Polumbarët po punojnë për nxjerrjen e trupit të personit të mbytur por dallgët e shumta vështirësojnë operacionin e polumbarëve.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur tek zona e quajtur “Rana e Hedhun” dhe i mbyturi është shtetas kosovar.
“Gjatë ditës së sotme dy turistë kosovarë kanë hyrë në det në plazhin e Shengjinit dhe si pasojë e detit të trazuar njëri prej tyre nuk ka arritur të dal në breg”-thone burime zyrtare.
Në orën 12:55 një telefonatë ka njoftuar QNOD ( Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare). Telefonata është bërë nga turisti i dytë.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Forca Detare ka aktivizuar anijen e gatshme në Shëngjin.
Anija “Drini” i është drejtuar zonës ku është zhdukur njëri nga turistët kosovarë. (B.H/Shuplaka)