Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili për ngjarjet e ditëve të fundit në vend është shprehur se Shqipëria digjet e kryeministri krihet.
“Shqipëria digjet në dhjetra vatra zjarri në të gjithë vendin. Mijëra turistë pa drita në plazhet e Shqipërisë.
Mbyten pushues shqiptarë e të huaj përditë. Kryeministri bën llogje nëpër dëgjesa, shkurt, Shqipëria digjet e kryeministri krihet…”, shkruan Vasili.
Sjellim në vëmendje që ditët e fundit 8 persona kanë humbur jetën në plazhet shqiptare pasi janë mbytur.
Po kështu nga tempertaturat e larta dhe nga zjarrvënie të qëllimishme janë djegur mijëra hektare tokë. (J.V.Shuplaka)