14:45 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mbytjet e dy kushërinjve në Shkodër, rrëfehen baballarët: Si e morëm vesh lajmin e kobshëm

12:38 | 19/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbytjet e dy kushërinjve në Shkodër, rrëfehen baballarët: Si e morëm vesh lajmin e kobshëm

Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër ku humbën jetën dy kushërinjtë minorenë (djem xhaxhallarësh), kanë folur prindërit e tyre. 

Viktimat ishin  Ervis dhe Sabian Tahiri, përkatësisht 13 dhe 15 vjeç.  Për “Gazeta Shqiptare” Rifat dhe Naim Tahiri, dy baballarët e djemve të mbytur tregojnë sesi i kanë marrë vesh lajmin e kobshëm. 

Rrëfimet e baballarëve të viktimave:

Përmes dhimbjes së thellë, Rifat Tahiri tregoi për “Gazetën Shqiptare” se si e mori lajmin e tmerrshëm. “Unë isha në shtëpi kur më ra telefoni. Nuk e njihja numrin. Më tha personi që më mori se fëmijëve u ka ikur lundra. Fillimisht nuk mendova asgjë të keqe. Pas pak më morën sërish dhe më thanë: ‘Eja këtu shpejt se të janë mbytur djali dhe nipi’. U nisa me shpejtësi, por nuk mund të bëja asgjë sepse djemtë ishin mbytur. Nuk mund ta besoj një gjë të tillë. Sabiani ishte djali im i vetëm, ndërsa kam edhe dy vajza. Është një ngjarje shumë e rëndë për të gjithë familjen tonë. Djemtë kanë shkuar për t’u larë në liqen si shumë herë të tjera, por fatkeqësisht u ka ndodhur ajo situatë e vështirë duke u marrë jetën”, – tha babai i viktimës. Sabian Tahiri.

Ndërsa, Naim Tahiri, babai i Ervis Tahirit u shpreh: “Nuk e di se kush më ka marrë në telefon. Mund të ketë qenë ora 16:00 kur më treguan për ngjarjen. S’e besoja dot. Madje nuk dola as nga shtëpia sepse nuk e dija se çfarë të bëja në ato momente. Kur kaloi edhe pak kohë, ma konfirmuan edhe zyrtarisht ngjarjen e rëndë. Nuk e di çfarë të them dhe nuk mund ta shpjegoj atë që ndjej në këto momente. Më pas erdhi policia dhe u nxorën trupat e pajetë. Nuk patëm nevojë të kërkojmë ndihmë sepse u nxorën shpejt. Nuk e kisha menduar kurrë se një gjë e tillë mund të ndodhë. Nuk e di se si ka ndodhur ngjarja, sepse nuk kam qenë aty. Më pas më tregoi djali tjetër që ishte në lundër. Dhimbja për ne është shumë e madhe”, tregon ai.

 

 

 

Pas

Hollanda kërkon rikthimin e vizave Shengen për shqiptarët (DOKUMENTI)

Para

300 kilogramë drogë në Kavajë, prokuroria tërheq masën “arrest me burg” për Muçën: S’kemi prova

Para
300 kilogramë drogë në Kavajë, prokuroria tërheq masën “arrest me burg” për Muçën: S’kemi prova

300 kilogramë drogë në Kavajë, prokuroria tërheq masën "arrest me burg" për Muçën: S'kemi prova

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale

I dërguari i Trump, Steve Witkoff, viziton Moskën këtë javë

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion, do të shkojmë me gjykim normal

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

Bulqizë/U kap dhe u ndalua për veprën penale “Ngacmimi seksual”

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.