Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironuzuar qeverinë për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur ditët e fundit në plazhet shqiptare. Manjani është shprehur “se ata që mbyten e kanë fajin vetë pasi qeveria e vjetër ka halle të tjera”.
“U mbytëm me turistë që mbyten çdo ditë! Vetë e kanë fajin që mbyten! Qeveria e vjetër ka halle të tjera. Qeveria e re ngeli për vjeshtë…”, shkruan Manjani.
Sjellim në vëmendje që vetëm javën që kaloi 8 persona u mbytën në plazhet shqiptare. Një 15 vjeçare ruse që u gjet e mbytur në Ksamil dyshohet se humbi jetën pasi u godit nga një skaf. (J.V/Shuplaka)