17:47 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

McAllister sot në Tiranë, ZBARDHEN detaje nga takimi me kreun e PD-së Basha

11:25 | 25/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
McAllister sot në Tiranë, ZBARDHEN detaje nga takimi me kreun e PD-së Basha

Mesdita e sotme pritet të shoqërohet me zhvillime mjaft të rëndëishme në vendin tonë. Kjo për shkak se rreth drekës pritet të mbërrijnë në Tiranë dy personalitete europiane, David McAlister përfaqësuesi i PPE-ve dhe eurokomisioneri knut Fleckenstein.

Kjo vizitë e tyre në Tiranë është përfolur prej 10 ditësh, që prej momentit kur Rama dhe Meta pas takimit së bashku thirrën në ndihmë për zgjidhjen e krizës në vend Partitë Popullore Europiane.

David McAlister është i dërguari i tyre po sipas burimeve në PD nuk ka pasur një ftesë nga selia blu. Nga ana tjetër takimi mes Bashës dhe McAlister do të mbahet rreth orës 16:00 në Selinë e Partisë Demokratike.

Derimë tani nuk dihet si do të zhvillohet takimi dhe kush do të jenë shoqëruesit e kreut të demokratëve. Nga PD-ja konfirmojnë se Fleckenstein nuk do të jetë në takim.

Më parë McAlister do të takohet me kreun e Parlamentit Meta dhe kryeministrin Rama në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë që dje Basha pas protestës që bllokoi lëvizjen e mjeteve në 5 akse kryesore të vendit pati një takim në zyrën e tij edhe me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Po kush është David McAllister:

David McAllister, është një politikan gjerman dhe pjesëtar i parlamentit evropian nga Gjermania. Ai është anëtar i Unionit Kristiandemokrat, pjesë e partive popullore evropiane.

Aktualisht, është zëvendës-president i Partive Popullore Evropiane dhe kryeson, bashkë me Joseph Daul, grupin e punës të partive popullore për politikat evropiane. Për më tepër është dhe zëvendës-kryetar i unionit ndërkombëtar demokrat. 

Në shkurt të 2017-ës, ai u zgjodh kryesues i komisionit të jashtëm të parlamentit evropian në vend të Elmar Brok dhe në këtë kuadër, është edhe raportues për Serbinë. 

McAllister, ka qenë më herët kryeministër i shtetit të Saksonisë së poshtme në Gjermani, duke pasuar Kristian Ulf, ndërsa nga 2014 është zgjedhur pjesëtar i parlamentit evropian. 

Avokat me profesion, ai konsiderohej si një yll në rritje i CDU-së, Kristian-demokratëve e madje edhe si pasues i mundshëm i Angela Merkelit. 

Ai ka lindur në Berlinin Perëndimor, nga një baba skocez dhe një nënë gjermane. Ai ka shtetësi gjermane dhe britanike edhe pse ka nënvizuar se e ndjen veten tërësisht gjerman. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: David McAlisterlulzim basha
Pas

Tentuan të trafikonin 121 pako drogë në Greqi, arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që ikën në drejtim të paditur

Para

Monika Kryemadhi një foto të re nga dasma në SHBA, e bija përqafohet nga Bebe Rexha (FOTO)

Para
Monika Kryemadhi një foto të re nga dasma në SHBA, e bija përqafohet nga Bebe Rexha (FOTO)

Monika Kryemadhi një foto të re nga dasma në SHBA, e bija përqafohet nga Bebe Rexha (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

Orban akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

“4 ditë kërkime”, 15-vjeçarja dhe bashkëmoshatari i saj nga Korça gjenden në Tiranë

Video/ Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës, pamje nga vendngjarja

Ndalon minat tokësore kundër personit, Ukraina tërhiqet zyrtarisht nga Konventa e Otavës

Makina digjet në mes të pyllit në Fier, zjarrfikësja shuan flakët

Vritet piloti i F-16, Rusia godet Ukrainën me sulmin më të madh të luftës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.