Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura John McCain, ka mbërritur sot në Tiranë.
Teksa ka dalë nga kryesia e Kuvendit nga takimi me Metën, McCein ka lëvizur me masa të rrepta sigurie ku pjesë e eskortës ishin edhe disa mjete Hummer.
Sot ai u prit nga ministrja Mimi Kodheli dhe ambasadori Donald Lu në aeroportin “Nënë Tereza.
Senatori McCain u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar të trajnuar në programe të ndryshme të qeverisë amerikane.
Vizita e zyrtarit amerikan në Tiranë vjen në një kohë krize politike për shkak të protestës dhe bojkotit të opozitës.
McCain vjen në Tiranë në kuadër të një turi në Ballkan ku deri tani ka takuar kreun e Kuvendit Meta, kreun demokrat Basha dhe pritet të takojë tani edhe presidentin Nishani. Po ashtu më vonë ai do të takojë ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryeministrin Rama.
Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri, John McCein t’u drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.
Gjatë pasdites, rreth orës 18:00, kryeministri Rama pret në selinë e qeverisë senatorin McCain.
(M.D/ Shuplaka)