21:14 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

McGonigal pranon akuzat e lidhura me Shqipërinë, Bardhi: SPAK duhet të na provojë se askush nuk është mbi ligjin

14:16 | 23/09/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbështetësit e Bashës tentuan ta dhunonin? Reagon Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar mbi pranimin e fajësisë nga McGonigal përpara drejtësisë amerikane. Bardhi kujton se e ka kallëzuar këtë çështje në Janar 2023 në SPAK dhe pret që të veprojë edhe drejtësia shqiptare.

“SPAK ka detyrimin që të informojë opinionin publik mbi fazën ku ndodhet hetimi mbi këtë cështje. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë, nëse SPAK-u i ka kërkuar apo jo drejtësisë amerikane të dhënat e dosjes, si dhe t’i përgjigjet pritshmërisë së qytetarëve për barazi para ligjit”– shkruan Bardhi.

Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Veprat janë ato që mbeten!

Në 24 Janar 2023 kam kallëzuar në SPAK Edi Ramën mbi dosjen amerikane të ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Ai i ka shërbyer Edi Ramës për interesat e tij politikë dhe, si shpërblim, është paguar prej Edi Ramës me para të zeza.

Pranimi i fajësisë nga McGonigal, duke shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit, bëjnë urgjente një përgjigje edhe nga drejtësia shqiptare.

Drejtësia amerikane ka provuar dhe ish zyrtari i FBI-së ka pranuar se në takimin me Edi Ramën në Shtator 2017, ai kishte shfaqur interes për një koncesion shumë të madh në fushën e naftës, me lidhje indirekt me gjigandin rus të naftës GAZPROM. 6 muaj pas këtij takimi, në Mars 2018, Ministria e Energjisë shpalli fitues për koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë, kompaninë Transoil Group AG, të lidhur me miqtë e McGonigal.

Gjykatat shqiptare kanë konstatuar se përzgjedhja e kompanisë në koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tender.

SPAK ka detyrimin që të informojë opinionin publik mbi fazën ku ndodhet hetimi mbi këtë cështje. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë, nëse SPAK-u i ka kërkuar apo jo drejtësisë amerikane të dhënat e dosjes, si dhe t’i përgjigjet pritshmërisë së qytetarëve për barazi para ligjit.

Shkëmbimi i ndërsjelltë i favoreve midis Edi Ramës dhe McGonigal është njësoj krim si në SHBA, edhe në Shqipëri. SPAK duhet të na provojë se askush nuk është mbi ligjin! Askush! Përfshirë Edi Ramën!

Pas

Projektligji për studentët e mjekësisë, Muka: Qeveria e paaftë të menaxhojë largimin e të rinjve, pas 10 vitesh situata do të jetë…

Para

Shefi siçilian i mafias Messina Denaro, në “komë të pakthyeshme”

Para
Shefi siçilian i mafias Messina Denaro, në “komë të pakthyeshme”

Shefi siçilian i mafias Messina Denaro, në “komë të pakthyeshme”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.