Komiteti i Senatit amerikan ka miratuar Rex Tillersonin Sekretar amerikan të Shtetit. 11 republikanë në senat votuan pro, ndërkohë që 10 demokratë votuan kundër miratimit të tij.
Demokratët ngritën shqetësimin e tyre lidhur me pikëpamjet e Tillerson për Rusinë e mbi të Drejtat e Njeriut. Mes tyre edhe senatori i Floridas, Marco Rubio, i cili pavarësisht këtyre dyshimeve, njoftoi të hënën se do të mbështesë kandidaturën.
Nëse Rubio do të kishte votuar kundër, kandidatura e Tillerson do të pësonte ngërç.
Megjithatë, thuhet se ky votim nuk është përfundimtar. Ai vetëm sa e ka çuar Tillerson drejt votimit nga senati i plotë. (XH.A/SHUPLAKA)