Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se në zgjedhjet e 14 majit ata synojnë që të fitojnë deri në 52 bashki dhe e konsideroi gabim fatal që vota të shkojë për kandidatët e Sali Berishës
Veliaj po ashtu ne intervistën per Faxnews u shpreh i bindur se rezultati në bashkitë përreth kryeqytetit do të jetë në favor të socialistëve.
Ai zbuloi edhe detajet rreth mbylljes së fushatës elektorale, ku shtoi se në qarqet më të mëdha ajo do të mbyllet në ditët e fundit.
Gazetarja: Hapja e fushatës ishte modeste, edhe mbyllja e fushatës kështu do jetë?
Mbyllja e fushatës besoj do jetë në cdo qark, në 12 ditët e fundit do mbyllim 12 qarqet. Qarqet e mëdha do të jenë ato që do të mbyllen nga fundi.
Gazetarja: Si shkon fushata në bashkitë e tjera rreth Tiranës?
Veliaj: Besoj do të kemi surpriza, jam i ndërgjegjshëm që kanë qenë bashki të djathta besoj që do dalim mirë në këto bashki, kemi pasur mundësi të shërbejmë nga 2019 e mbrapa. Më datë 14 maj edhe në këto bashki të djathta do të kemi rezultat shumë premtues.
Gazetarja: Je nuk keni vetëm Këllicin kundërshtar por edhe 4 të tjerë, mund të na jepni ndonjë vlerësim.
Veliaj: Ju uroj të 5 shumë suksese. Për nga idetë e majta e ka fitur tani betejën. Të 5 janë të majtë, madje janë në garë kush shkon më majtas ndërsa e djatha do një shtet të vogel dhë do të forcojë kapitalizmin.
Per gazetaren Rugova Dunisha, Veliaj u pyet edhe në lidhje me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi.
Për këtë të fundit, kryebashkiaku tha se u bë sapuni dhe makiazhi i Sali Berishës, të shpallur non grata nga SHBA.
Veliaj deklaroi se humbja më e madhe e Kelliçit nuk do të jenë zgjedhjet dhe as mungesa e diplomës, por humbja e reputacionit duke garuar për një njeri të shpallur “non grata” nga SHBA.
Gazetarja: Nëqoftëse Këlliçi nuk do të kandidonte nën logon dhe siglen e Berishës dhe Metës, mendon se do të kishte një rezultat premtues më 14 maj?
Veliaj: Unë besoj që humbja më e madhe do jetë për pjesën e mbetur të karrierës, për mendimin tim. Mos bërjen e gjimnazit, mos pasjen e diplomës mund ta rikuperosh, mund të shkosh prapë në një shkollë nate, të bësh vitin e fundit e të marrësh një diplomë. Nuk më duket kjo dramatike por nuk e rikuperon dot që, në momentin kur SHBA e shpalli Saliun non-grata nxitove që të bëheshe sapun dhe makijazh për fytyrën e Saliut. Kjo është diçka që nuk ka CV që e ndërron dot. Mund ta lësh nga CV, por do e mbajë mend gjithë populli. Kështu që ka gjëra që në jetë njeriu i rikuperon, një diplomë rikuperohet. Fytyra dhe imazhi nuk rikuperohen dhe t’ja japësh fytyrën borxh Sali Berishës, njeriut sot që ka shkatërruar më shumë Shqipërinë dhe i ka shpallur luftë Amerikës, besoj që është gabim fatal që do kuptohet më shumë pas 14-ës.
14-ta do jetë e hidhur për humbjen imediate por për humbjen e reputacionit do jetë diçka që disa nga këta personazhe, të 61 ata që përfaqësojnë Sali Berishën, do jetë diçka që do i djegë tërë jetën, do jetë diçka shumë e turpshme në karrierën e tyre dhe nuk e di a do ketë detergjentë që e pastron atë gabim.