Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanw lajmwruar mbajtjen e njw samiti tw pwrbashkwt BE-Mbretwri e Bashkuar mw 19 maj, i cili do të ofrojë një mundësi të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin BE-MB në fusha kyçe, duke përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, tregtinë dhe ekonominë. Presidentja e KE, Von der Leyen, konfirmoi se do të takohet me kryeministrin në Londër më 24 prill, me rastin e Samitit Ndërkombëtar për të Ardhmen e Sigurisë Energjetike në Lancaster House.
“Sapo fola me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe ndava shqetësimin tim për ndikimin e tarifave të SHBA-së në ekonominë globale. Ne diskutuam gjithashtu sigurinë dhe mbrojtjen dhe Samitin e ardhshëm BE-MB”, shkruan Von der Leyen nw rrjetin social Twitter.
Presidentja Von der Leyen, përsëriti angazhimin e fortë të BE-së për të punuar ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar për sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe mbështetjen e përbashkët dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Ajo shprehu shqetësimin për ngecjen e përpjekjeve për paqe nga Rusia.