02:28 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Me 2.5 milionë euro bëhet diferenca në bashki…”, paralajmërimi i fortë i ish-deputetes së PD-së

17:04 | 10/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtare, zbulohet kush ishte grabitësi që u vra nga Policia në Rinas

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka deklaruar se grabitja e miliona eurove në Rinas është si përmbledhja e një libri me titull “Jeta e shqiptarëve nën Sundimin e Rama-ziut”.
Duke reaguar përmes Facebook lidhur me këtë ngjarje të rëndë, Kadiu ka renditur 7 arsye të forta që tregojnë haptazi dështimin e shtetit, që në fakt ish-deputetja demokrate i cilëson si një pjesë e vogël e hallit të madh të shqiptarëve, të cilët do të dalin e të protestojnë me 13 prill. Cka spikat është shuma e parave të hedhura në zgjedhje për të marrë një bashki.

Statusi i plotë i Kadiut

Ngjarja e vjedhjes së miliona eurove në Rinas është si një “Executive Summary” i një libri me titull “Jeta e shqiptarëve nën Sundimin e Rama-ziut”.
1. Duke nisur që nga koha kur ndodh ngjarja, periudhë kjo paraelektorale për PS-në e Ramës. Me 2.5 milionë € bëhet diferenca e përcaktohet fituesi në cilëndo bashki.
2. Me armë banda arrin të hyjë në ambientet e territorit të aeroportit, ashtu siç ecin çdo ditë përkrah njëri-tjetrit qytetari me kriminelët në qytete si Durrësi, Shkodra, Elbasani, Vlora, etj.
3. Makina mban shkrimet “Hetimi tatimor”. Po kush e drejton këtë institucion, tatimet e doganat në vend?!!! Në mendje me vijnë targat e Tahirit&Habilajve 003.
4. Del Zv.Kryeministri e thotë që Admir Murataj ishte koka e bandës!!! Po kaq mirë e paske njohur more Zotëri këtë bandë, sa e njeh e përnjëherë “kokën” sikur të ishte shtabi elektoral i Rilindjes?!
5. Dalin njëri pas tjetrit ministra me radhë duke “mirëpërcaktuar” skemat, rolet në banda a thua se janë prokurorë e gjykata. Ndaj s’kemi nevojë për gjykata e prokurorë ne, sepse i mirëbën këto funksione kabineti qeveritar.
6. Del Ministri i Brendshëm e thotë që Fajin e ka koncesionari. Të paktën nuk tha fajin e ka opozita.
7. Firma koncesionare qenka kineze. Kinezja Balluku nën bekimin e Ramës ia besojnë sigurinë kombëtare e sigurinë e shtetasve shqiptar, kinezëve.
Këto janë vetëm një pjese e vogël e hallit të madh të shqiptarëve që të dalin e të protestojnë me 13 prill.

Pas

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për Donika Prelën: Nuk plotëson kushtet për konfirmim

Para

Si do të ndikojë grabitja e Rinasit në ekonomi? Eksperti Arben Malaj tregon pasojat

Para
Ish-ministri Malaj: Jam kundër një tregu unik brenda Ballkanit Perëndimor

Si do të ndikojë grabitja e Rinasit në ekonomi? Eksperti Arben Malaj tregon pasojat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.