Në masa te shtuara sigurie ka mbërritur ne gjykaten e Fierit Albi Mecini, i arestuar ditën e djeshme me 21.3 kg eksploziv të montuar me telefon gati per shperthim, dhe disa litra benzinë.
Mësohet se Mecini do të kryente një krim, për një ndër personazhet e njohur të botës së krimit në Fier.
Sakaq po dje policia njoftoi se 29-vjeçari akuzohet si autori i dyshuar i rrëmbimit të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, në prill të këtij viti në Sarandë.
Gjykata pritet qe të jap edhe vendimin në lidhje me të riun.