00:38 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Më 23 shkurt zgjedhjet e parakohshme, Kancelari Scholz del sot para Bundestagut, çfarë pritet nga fjalimi i tij

10:07 | 13/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Më 23 shkurt zgjedhjet e parakohshme, Kancelari Scholz del sot para Bundestagut, çfarë pritet nga fjalimi i tij

Me deklaratën qeveritare që kancelari Scholz jep sot në Bundestag doduhet të bjerë edhe gongu për fushatën zgjedhore. Po si qëndron puna me projektet e lëna përgjysmë?

Pas dështimit të koalicionit trepartiak në Gjermani, kancelari Olaf Scholz (SPD) do të japë për herë të parë një deklaratë në Bundestag të mërkurën, ku pritet të flitet për zgjedhjet e reja për Bundestagun dhe çështjen e votëbesimit. Më pas pritet një duel retorik me kandidatin e CDU , Friedrich Merz, por edhe kryeministrin bavarez, Markus Söder. Pas përfundimit të koalicionit qeverisës javën e kaluar, fillimisht pati mosmarrëveshje për afate që lidheshin me datën e votëbesimit edhe atë të zgjedhjeve, por të martën fraksionet SPD dhe Unioni ranë në ujdi.

Zgjedhjet e parakohshme u vendosën pas ditë debatesh të zhvillohen më 23 shkurt dhe Scholz mund të kërkojë votëbesimin më 16 dhjetor. Vetëm pas këtyre vendimeve kreu i CDU në opozitë, Merz është gati të vendosë për ligje së bashku me koalicionin kuq-gjelbër nëse është e nevojshme. Merz e ka situatën më të mirë, pa të koalicioni i socialdemokratëve me Të Gjelbrit nuk ka shumicën e duhur.

Buxheti me një qeveri të re federale
Pasi ujdisë për një datë për zgjedhjet ka pasur reagime nga opozita. Kreu i grupit rajonal të CSU, Aleksandër Dobrindt i shoi shpresat për zbatimin e projekteve qeveritare të mbetura në gjysmë të rrugës. “Ne nuk do të mbledhim mbeturinat e rënies së një koalicioni të dështuar,” tha Dobrindt në “Morgenmagazin” të ZDF të mërkurën. Partitë e Unionit do të punojnë me qeverinë vetëm për projekte “që janë absolutisht të nevojshme dhe që kanë një afat kohor”.

 

Dobrindt këmbënguli që të respektohen kërkesat e formuluara nga Unioni: “Së pari çështja e votëbesimit, pastaj projektet e përbashkëta mund të vendosen nëse janë të nevojshme.” Megjithatë, është e diskutueshme nëse diçka mund të vendoset “në kohë”, theksoi ish-ministri Federal i Transportit. Ne shohim relativisht pak mundësi, shpjegoi ai.

Ai përmendi projektet për forcimin e Bundeswehrit si një shembull të bashkëpunimit të mundshëm.Por kreu i grupit rajonal të CSU hodhi poshtë miratimin e projekteve të tilla si rritja e kontributit të fëmijëve ose miratimin e një pakete masash emergjente për ekonominë: “Ne nuk kemi një buxhet për vitin 2025,” theksoi Dobrindt. “Tani nuk do të jemi në gjendje të hartojmë buxhetin për vitin 2025, me këdo, brenda pak ditësh”. Kjo është detyra e një qeverie të re federale. Nuk ka “shumicë për projektet e koalicionit” në Bundestag./DW

Pas

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, firmosin vetëm deputetët e opozitës, thirren për të dëshmuar Edi Rama dhe Vilma Nushi

Para

Koçiu: Buxheti 2025 për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale tejkalon 1 miliard euro

Para
Koçiu: Buxheti 2025 për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale tejkalon 1 miliard euro

Koçiu: Buxheti 2025 për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale tejkalon 1 miliard euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.