10:53 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më 30 Qershor shkojmë në zgjedhje”, reagon Veliaj: Ata mund të çojnë letra, serume dhe llokume

11:24 | 09/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më 30 Qershor shkojmë në zgjedhje”, reagon Veliaj: Ata mund të çojnë letra, serume dhe llokume

Nga një takim elektoral që zhvilloi në zonën e Baldushkut, kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve e paracaktuar të mbahen me 30 Qershor të këtij viti.

Veliaj tha se mazhoranca është e vendosur të zbatojë Kushtetutën e vendit dhe se me datën 30 Qershor do të shkohet në zgjedhje ashtu siç është parashikuar sipas tij.

“Nëse këta do e mbajnë njëri-tjetrin me gajret dhe serume dhe do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere juridike, që s’kanë pikë vlere morale, si letra vetëvrasje politike, këta le t’ia çojnë njeri-tjetrit, por nuk jemi këtu për hallet e tyre, ne jemi këtu për hallet tona, për t’i zgjidhur dhe për të punuar për familjet tona dhe fëmijët tanë. Në datën 30 qershor, ata mund të çojnë letra, serume, llokume, njeri tjetrit sa të duan, por në datë 30 qershor, çdo njeri në Tiranë e Shqipëri do zgjohet në mëngjes dhe do i bëjë një pyetje vetes: Do votoj ose do merrem me pazarin që këta duan për 30 vitet që ikën apo do punoj për marrëveshjen që unë dua për 30 vitet që do vijnë?! Kjo është pyetja”, tha Veliaj duke shtuar se kjo datë sipas tij është kushtetuese dhe për asnjë arsye nuk do të ndryshojë.

Kryebashkiaku kujtoi edhe deklaratën e bërë dy ditë më parë nga Voltana Ademi e cila tha se i pëlqen që të gjuajë me bomba molotov kur merr pjesë në protestat e opozitë. “Unë i them merri lekët e rusit, po ik blej bukën për fëmijë, jo për fishekzjarre. Ik merrjani lekët rusit, nuk them të mos ia merrni, por ama çojini në shtëpinë tuaj për fëmijët tuaj”, u shpreh Veliaj.

“Imagjinoni Voltana, bashkia më e madhe e tyre është Shkodra. Shkodra ka përfunduar në një ditë kur kryetarja e bashkisë thotë “ta kisha një molotov ta hidhja në Tiran”. Po me lekët e molotovit ik mbill një pemë. Dhe arsyeja është se ajo nuk jeton në Shkodër ajo jeton te hotel Tirana dhe kur shkon në Shkodër i thonë ‘ooo mirë se erdhe’,”, theksoi ai.

Pavarësisht vendimit të Presidentit pë ç’dekretimin e datës 30 Qershor për zhvillimin e zgjedhjeve, Veliaj dhe Rama nuk e kanë ndërprerë axhendën e tyre elektorale, pasi edhe kryeministri gjatë ditës së sotme ndodhet në Burrel e më pas do të shkojë në Dibër për prezantimin e kandidatëve për kryetar bashkie.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: c'dekretimi i zgjedhjeveErion Veliaj
Pas

“Zgjedhjet u anulluan”, Basha reagon për herë të parë pas protestës: Largimi i Ramës i panegociueshëm

Para

Operacioni anti-drogë, arrestohen 2 persona në Tiranë

Para
Aksioni blic i Policisë në Sarandë, shoqërohen me masa të rrepta tek Krimet e Rënda 8 nga të ndaluarit (Foto)

Operacioni anti-drogë, arrestohen 2 persona në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani shqyrton projektligjin për pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-n

BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së hormuzit kërcënon sigurinë globale

Irani nis sulmet ndaj Izraelit, IDF thirrje qytetarëve: Hyni në vendstrehime!

Ministri i Jashtëm iranian takon Putinin mes tensioneve në rritje, në Teheran shtohen thirrjet për hakmarrje

Automjeti përfshihet nga flakët në ecje në Qafë-Thanë

E rëndë në Tiranë! Qeni kafshon 3-vjeçarin, nisin hetimet për pronarin

Durrës/ Policia kontrollon nivelin e zhurmave në zonat turistike, asnjë shkelje e konstatuar

443 kuti të hapura në Tiranë: Rënie votash për PS, PD dhe ‘Mundësinë

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

“Plazhi i Lirë” /Policia çliron hapësirë publike në Golem, sekuestron 100 çadra dhe shezlongë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.