Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin. Mes ligjvënësve që abstenuan ishin dhe 2 socialistet Erion Braçe dhe Petro Koçi.
Ndryshimet në ligjin ‘Për sportin’ u propozuan nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ligji do të përcaktojë dhe formën juridike të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv.
Ky ligj vjen pas një faze të gjatë konsultimi me grupet e interesit e partnerëve të huaj.
Kuvendi gjatë seancës së sotme miratoi dhe një sërë ligjesh vetëm me votat e socialistëve