05:28 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Më 8 mars nuk mungoi dhuna, 7 gra u rrahën në ditën e tyre, rastet

08:19 | 09/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Më 8 mars nuk mungoi dhuna, 7 gra u rrahën në ditën e tyre, rastet

Edhe në ditën e 8 marsit nuk mungoi dhuna ndaj grave. Ditën e djeshme 7 gra e vajza kanë rënë pre e dhunës në familje në vendin tonë.
Sipas një portal online policia ka arrestuar dy persona dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për shkak të dhunës fizike e psikologjike që kanë ushtruar ndaj bashkëshorteve, nënave dhe motrave të tyre.

Nga ana e grave dhe femrave të dhunuar nuk kanë munguar as paditë dhe denoncimet  e këtyre të fundit në polici. Vetëm në kryeqytet janë denoncuar 4 raste. Ndërsa rastet e tjera të dhunës janë regjistruar në Durrës, Ersekë dhe në Berat. Nga ana e shtetit janë ngritur struktura të posaçme për të informuar, pritur dhe trajtuar rastet e grave dhe vajzave që dhunohen në familje.

“Nisur nga fakti se në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, vitin e kaluar, kemi pasur 827 ngjarje brenda marrëdhënieve familjare, me 943 të dëmtuar, nga të cilët 637 janë femra, duam të sensibilizojmë pjesën më vulnerabël të shoqërisë për dhunën në familje. Në vitin që kaloi, për 165 raste është plotësuar kërkesë padia për urdhër mbrojtjeje, 251 prej tyre janë bashkëshortet, 41 motrat e 106 fëmijët”, thonë drejtues të Policisë së kryeqytetit.

DHUNA NE 8 MARS:
Një vajzë 22-vjeçare është paraqitur dje në Komisariatin nr.2 të Policisë së Tiranës dhe ka denoncuar për dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike të atin dhe vëllain. Burimet thanë se është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen H.S., pasi dyshohet se babai e vëllai, S.S. e M.S., 51 e 20 vjeç, në mënyrë të vazhdueshme kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Në fshatin Poshnjë të Beratit, një grua është rrahur nga i shoqi dhe nga djali ditën e 8 Marsit. Policia tha se edhe asaj i është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
E dëmtuara Sh.K., 63 vjeçe, ka denoncuar djalin F.K., 41 vjeç, që, sipas saj, ushtron dhunë në mënyrë të vazhdueshme dhe bashkëshortin, F.K., 67 vjeç, i cili dje ka bashkëpunuar me të birin.
Për këtë arsye, Policia ka arrestuar djalin e të dëmtuarës dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj bashkëshortit. Nga ana tjetër, në Tiranë, Ersekë dhe Durrës janë denoncuar edhe 4 burra për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se ka nisur procedim penal dhe është lëshuar kërkesë padi për urdhër mbrojtjeje për shtetasen M.M., 40 vjeçe, e cila është rrahur nga i shoqi, K.M., 48 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.L., 36 vjeç, që ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes L.L., 33 vjeçe.
Policia e Durrësit ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen 59- vjeçare M.Y, e cila është rrahur vazhdimisht nga bashkëshorti V.Y., 67 vjeç.
Një 37- vjeçare, shtetasja me iniciale K.Dh., i është drejtuar Komisariatit të Policisë së Ersekës, duke denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj 34 vjeç, shtetasin S.Dh. Do të jetë Gjykata që do të vendosë tashmë për fatin e këtyre grave e vajzave të dhunuara. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: 8 marsdenoncimedhuna
Pas

Ali Ahmeti: Kriza politike mund të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme

Para

Rrëfehet Monika Kryemadhi: Kur u bëra nënë për herë të parë e “urreja për vdekje” Ilir Metën (VIDEO)

Para
Rrëfehet Monika Kryemadhi: Kur u bëra nënë për herë të parë e “urreja për vdekje” Ilir Metën (VIDEO)

Rrëfehet Monika Kryemadhi: Kur u bëra nënë për herë të parë e "urreja për vdekje” Ilir Metën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.