03:40 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Me 8 mars PS diskuton për listën e deputetëve, tek vila 30 mblidhen drejtuesit e qarqeve dhe kryesia

17:54 | 03/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama niset drejt Durrësit për të takuar Veliajn? Reagon kryeministri: As më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në datat 7 dhe 8 mars ministrat, drejtuesit e qarqeve dhe kryesinë e grupit të partisë socialiste. Në fokus do të jenë zgjedhjet ndërsa pritet të diskutohet edhe për listën e kandidatëve në zgjedhjet e 11 majit.

Partia Socialiste do të mbyllë para afatit të 12 marsit listat e kandidatëve që do të fusë në garën për deputet.

Mesohet se  në datat 7 dhe 8 mars, kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë në Vilën 30, ministrat, drejtuesit e qarqeve dhe kryesinë e grupit të Partisë Socialiste ku një nga pikat që do të diskutohet do të jenë dhe emrat që do të dërgohen në KQZ.

Mësohet se Kjo mbledhje do të bëhet në formën retreat, ku në cilësinë e kryeministrit do të kërkojë një analizë e punës së bërë nga qeveria dhe më tej në cilësinë e kryetarit të PS edhe të drejtuesve politikë në zonat përkatëse për fushatën zgjedhore.

Por jo vetëm kaq. Mësohet se drejtuesit e qarqeve do të duhet të kenë gati listën e emrave për deputetë që do të propozojnë.

Vula përfundimtare do të vihet nga Kryesia e PS.

Kujtojme se më herët, Kryeministri Edi Rama është shprehur se në listë të mbyllur do të jenë vetëm drejtuesit politik dhe deputetët që kanë vetëm një mandat dhe gjithçka do të plotësohet nga emra të rinj.

Data 12 mars shënon përfundimin e afatit për të depozituar në KQZ, emrat e garuesve për deputetë, ndërsa më pas do të vijohet me hartimin e fletës që do t’i dërgohet emigrantëve me anë të postës.

Pas

‘Anora’ fiton çmimin ‘Oscar’ për filmin më të mirë

Para

Drejtor Proda, Kolonelit Hoxha: “Nuk ka nevojë për ceremoni protokollare, për të pritur mikun, në shtëpinë e tij.”

Para
Drejtor Proda, Kolonelit Hoxha: “Nuk ka nevojë për ceremoni protokollare, për të pritur mikun, në shtëpinë e tij.”

Drejtor Proda, Kolonelit Hoxha: “Nuk ka nevojë për ceremoni protokollare, për të pritur mikun, në shtëpinë e tij.”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.