Fax News informon se Presidenti Ilir Meta është duke zhvilluar një vizitë në shtëpinë e Agur Vrenozit, në nderim të figurës së tij (pas vdekjes) dhe për t’u dorëzuar familjarëve të tij Dekoratën e Artë të Shqiponjës.
Agur Vrenozi tentoi të ndalonte grabitjen e një pike këmbimi valutor në Fier por u qëllua nga grabitësit duke humbur jetën si pasojë.
Presidenti Meta duke u shprehur familjarëve solidaritet dhe ngushëllime, tha se Agur Vrenozi është heroi i vlerave qytetare.
“Me aktin e tij sot krenohen të gjithë brezi i ri dhe qytetarët.” – mësohet të jenë shprehur presidenti i Rëpublikës.
Pak ditë më parë Meta i akordoi Vrenozit, Dekoratën e Artë të Shqiponjës.