Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka folur me emocione për mikun dhe kolegun e tij Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta ditën e sotme pasi nuk mundi të fitojë betejen me Covid-19.
Malaj tregon se me Finon ka qëndruar në një dhomë gjatë kohës së Universitetit, përshkak se studionin në një degë. Ai e përshkruan të ndjerin si një njeri zemërgjërë, që i ndante gjithmonë gjërat me të tjerët. Konkretisht Malaj u shpreh gjatë një interviste në Neës 24: Çfarë i vinte nga Gjirokastra i linte mbi tavolinë.
Ish-ministri socialist zbulon gjithashtu se raporti i tij me Finon nuk kishte ndryshuar aspak, pavarësisht se ai u largua nga PS-ja.
Kujtojmë se deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte kandiduar i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit. Fino ndodhej i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por gjendja e tij ishte rënduar shpejt, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbajnë në jetë politikanin.
Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur po ashtu disa poste ministrore.
Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Fjala e plote:
Edhe për mua personalisht është ditë e vështirë, për faktin se nuk ishte vetëm mik e koleg, u rritëm bashkë. Për 4 vite kemi fjetur në të njëjtën dhomë, studionim për të njëjtën degë. Ne ishin si vëllezër.
Ditë e vështëi për Dianën, Megin, Redin, shokë e miq. Ka diçka që të ngushëllon, që të gjithë e kanë destinacion. Fakti që familja e tij dhe ne si kolegë duhet të jemi krenarë. Sigurisht si shok dhome, Bashkimi dallonte, ishte i veçantë. Atë shtator të 1982 kur na vendosën në të njëjtën dhomë, ishim 4 shokë, dhe ngelëm aq edhe pse ishte dhomë e vogël.
Rezistuam, mbetëm 4 herë 4 shokë, miq , Levendi, Bedriu,, Bashkimi dhe unë. Ai kishte kulturë nga familja që sillte, e shihja të sistemuar në gjithçka, e në të shtruar, shënime, në gjithçka. Ai ka qenë një nga studentët më të mirë, në maturën e 1986 ishim një grup studentësh që u diplomuam me rezultatet më të mira, dhe krijuam bërthamë në lidershipin e ekonomisë dhe politikës.
Bashkimi u bë kryebashkiak në ’92, pati karrierë të shkëlqyer profesionale. Unë isha në Bankën Kombëtare Tregtare. Konkurruam të dy në ’92 me PS. Bashkimi ishte më fitues në garat e tij. Dua të theksoj se ne për gjirokastritët tregojmë ndonjë barcoletë sa kurnacë janë.
Ishte shumë fisnik sepse kishte mundësi të punonte gjatë verës. Ai e shpenzonte bashkë me ne, shpejt. Jeta e tij ka qenë e vështirë, u rrit jetim. I ati vdiq para se të lindte Bashkimi. E ëma nuk u martua më, dhe iu përkushtua Bashkimit. Çfarë vinte nga Gjirokastra i linte mbi tavolinë, nuk kishte. Bashkimi ka dhe një meritë duke e gjetur bashkëshorten, me Dianën, e ngushëlloj nga shpirti Dianën. Pasi bëri zgjedhjen, bëri dhe një persion pozitiv ndaj nesh.
Unë kam mendimin që respektin Bashkimi e ka marrë kur ishte gjallë. Jo të rrimë e të vajtojmë, por në fund jeta ka sfida të mëdha. Në këtë aspekt ishte dhe presioni pozitiv.
Dy kolegët e tjerë ishin nga tepelena, unë i rritur në Vlorë, ai kishte humor, batutë, ishte sportiv. Një nga gjërat e para që bëri kryeministër është ajo e të thyerit strikt. U organizuan edhe ato ndeshjet e futbollit. Ishte lojtar i mirë në futboll. Momentin i veçantë ishte kur shkuam në dasmë, ishte kolegia Mimi Kodheli, kishim një shok shkolle, një vlonjat, ishte Silva, unë, ishin disa. Diana ishte pak më e gjatë se Bashkimi, ky më i shkurtër, në mes të atij gëzimi nuk mmungonte humori vlonjat. Dhe u tha që kjo diferenca duket si kurba e industrializimit në 1939. Unë sa shkoja në Gjirokastër takoheshim.
Marrëdhëniet e mia dhe luhatjet me PS, nuk ndikuan tek ne .Kemi qenë në kontakt dashamirës, edhe me nënën që vdiq 3 muaj më parë. Fakti që Bashkimi mori një deytrë aq të vështirë, nuk mendoj se do e bënin me atë përgjegjësi dhe aftësi për të amortizuar, vendi ishte i ndezur.
Si e mora vesh lajmin? Kam qenë në kontakte dy tre ditë më parë, shpresonim se po e kalonte. Kur u ngrita në mëngjes pata një njoftim dhe kjo ishte.
Ka patur momente të vështira, endova se ishin të kapërcyeshme. Goditi aq vdekjeprurëse sa solli këtë.
Bisedën e fundit, ne dëgjoheshim, dhe kur takoheshim. Intensiteti më i madh ishte kur kaloi vështirësi në Itali. Kishim telefonata. Më shumë sepse, atë njeri që e ka kaluar një sëmundje s’duhet ta tundosh. Nga rastet që kam pasur, vështirësia ishte tek kujdesi i tepruar. Nuk desha asnjëherë t’ia rikujtojë, flisja me kunatin e Dianën.
Marrëdhëniet e mia dhe luhatjet me PS, nuk ndikuan tek ne .Kemi qenë në kontakt dashamirës, edhe me nënën që vdiq 3 muaj më parë. Fakti që Bashkimi mori një deytrë aq të vështirë, nuk mendoj se do e bënin me atë përgjegjësi dhe aftësi për të amortizuar, vendi ishte i ndezur.
Si e mora vesh lajmin? Kam qenë në kontakte dy tre ditë më parë, shpresonim se po e kalonte. Kur u ngrita në mëngjes pata një njoftim dhe kjo ishte.
Ka patur momente të vështira, endova se ishin të kapërcyeshme. Goditi aq vdekjeprurëse sa solli këtë.
Bisedën e fundit, ne dëgjoheshim, dhe kur takoheshim. Intensiteti më i madh ishte kur kaloi vështirësi në Itali. Kishim telefonata. Më shumë sepse, atë njeri që e ka kaluar një sëmundje s’duhet ta tundosh. Nga rastet që kam pasur, vështirësia ishte tek kujdesi i tepruar. Nuk desha asnjëherë t’ia rikujtojë, flisja me kunatin e Dianën.
(E.H/Faxweb.al)