Një denoncim i pazakontë është bërë mbrëmjen e sotme nga aktivisti Kostandin Pula, ku një mësues ishte marrë me dhunë në mes të natës nga Policia e Kurbinit me forcë dhe në sy të familjes dhe fëmijëve minorenë për arsye sipas tij politike.
Fax News u interesua dhe gjeti kontaktin e mësuesit dhe Kryetarit të Fshatit Shpërdhet, Vath Myrta ku në një lidhje telefonike ai i tha gazetares, Xhilda Kondi se shoqërimi i tij është bërë me pretekstin se në afërsi të banesës së tij ishte qëlluar me armë në ajër, por ai sqaroi se ka qenë një akt politik për shkak të bindjeve që ka.
Myrta tha më tej se ka kërkuar shpjegime për shoqërimin e tij, por punonjësit e Policisë i thonin se “e di vetë ti, por mos guxo ta përsërisësh më”, duke shtuar se nuk e kishin lejuar as të pinte ilaçet gjatë kohës që mbahej në Komisariat.
“Më thanë ose do të vish o s’ka, sa me hir sa me pahir, në fund pavarësisht këmbënguljes, më morën. Thanë “dikush ka shtirë me armë aty”, ju thashë hejdeni pyetni lagjen bëni kontrolle. “Jo do të vish në Komisariat” – më thanë. Shkova atje, thashë pse më morët, më thanë se -“hë se të tregojmë herë tjetër”. Ju thashë a më keni thirrur për armën, “çfarë arme më thanë, s’ka lidhje”.
Më kanë mbajtur dy orë, firmosa një deklaratë dhe dola. Erdhën shumë të shqetësuar vëllai dhe gruaja. Kur dola nga komisariati më prisnin mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. Nuk më kanë lejuar të përdor ilaçet. Thashë nuk jap deklaratë pa pi ilaçet. Nuk më lejuan, më thanë “pi kur të dalësh jashtë. Atë punë e dimë ne se përse të kemi thirr po ec mos i përsërit më këto gjëra”. Ju thashë se më keni shoqëruar për arsye politike, më thanë “e di vetë ti se për çfarë por mos guxo ta përsërisësh”. I marrin vazhdimisht mbështetësit e opozitës në komisarit, në protestat e mëdha marrin 10-15 vetë.
Më erdhën tek shtëpia, vajza e vogël sidomos është terrorizuar. Më morën vetëm të dhënat dhe ku punoj e ku nuk punoj. Drejtëpërdrejtë nuk më thonin arsyen se pse më kishin thirrur por e di që ka qenë politike dhe për pjesmarrjen në protsta”, tha Myrta pë Fax News.
(F.GJ/FAXWEB.AL)