Sot e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, me moderatoren Bieta Sulo, ka qenë ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
Përtej jetës së saj në politikë, ndonëse shumë e rezervuar, ka rrëfyer pak për jetën private. E ngacmuar nga moderatorja, se si shkon ajo me vjehrrën, Kejdi u përgjigj se nuk është nusja tipike, që rrin në shtëpi apo e merr mamanë e të fejuarit shpesh në telefon, por shkon shumë mirë me të, dhe të gjithë familjen.