Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka postuar në rrjetet sociale një foto të fëmijërisë. Elhaida shkruan se në përshkrimin e fotos, ku duket e ‘inatosur’, tregon: se kjo me siguri ka qenë hera e parë dhe e fundit që kam lejuar mamin të më vesh me minifund!
“Sapo ma dërgoi vëllai dhe më rizgjoi kaq shumë kujtime… Ndoshta ishte viti ’96 dhe jetonim në Shkodër… një familje jo e pasur ekonomikisht, por e pasur me shumë dashuri dhe lumturi! Kjo me siguri ka qenë hera e parë dhe e fundit që kam lejuar mamin të më vesh me minifund! Prandaj nuk jam e lumtur”, shkruan ajo.