20:45 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Me charter në Paris, Veliaj i përgjigjet PD-së: Dy gënjeshtra në një ditë, kam qenë në Tiranë

18:02 | 18/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj tregon planin e ri urbanistik: “Do ta publikoj lejen për parkingun”. Cila është kryefjala e 2017-ës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje sekretares për marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Dumës, duke mohuar të ketë udhëtuar me çarter drejt Parisit, para dy ditësh më 16 janar, siç deklaroi pak më herët Duma, e cila shtoi se çarterin ia pagoi biznesmeni Artan Sheqeri me një kosto 60-70 mijë euro

“The që jam në Paris u nxitove. Ka qënë dje the pastaj, ne dje ishim tek kopshti 17. Dy herë gënjeve dole të tretën dhe the e kam të vërtetë. Ka qenë pardje me një çarter. Duke qënë se kanë kryetarin emigrant, po ju them se ne kemi vendosur të jetojnë këtu. Fiksimi i tyr është ta nxjerrin kryebashkiakun emigrant”, është shprehur Veliaj

Më tej ai lexoi të gjithë axhendën e pardjeshme të nisur me një takim tek shkolla “4 Dëshmorët”, i vazhduar me një takim në sheshin Skënderbej, e më pas në një aktivitet të ministrit Klosi, ndërsa e ftoi Dumën që të gënjente kreun aktual të PD-së dhe pararendësin e tij, Sali Berishën, pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të gënjehen me llafe.

Reagimi i plotë i Bashkisë së Tiranës:

Ditë pas dite, në sytë e opinionit publik Partia Demokratike po faktohet si një parti, e cila po lundron në kufijtë e qesharakes.

Në përgjigje të Partisë Demokratike, po e ripërsërisim se ditën e Hënë, datë 16 Janar 2017, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë në krye të detyrës dhe nuk ka udhëtuar në asnjë moment jashtë Tiranës, e jo më drejt Parisit. Kjo faktohet shumë lehtë, duke qenë se z. Veliaj ka pasur dy aktivitete publike atë ditë, vizitën në shkollën “4 Dëshmorët”, si dhe mori pjesë në konferencën “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror në kuadër të sistemit të ri të shërbimeve”, organizuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në “Hotel Doro”.

Gjithashtu, ditën e Hënë, z. Veliaj ka pasur edhe dy takime të rëndësishme me dy Ambasadorë të akredituar në Tiranë: Ambasadorin e OSBE-së, z. Bernd Borschardt dhe ambasadorin e Austrisë, z. Johan Sattler.

E sfidojmë Partinë Demokratike ta provojë qoftë me drejtuesit e shkollës “4 Dëshmorët”, qoftë me dy ambasadorët e nderuar Borchardt dhe Sattler, qoftë me Ministrin Klosi, për takimet në fjalë.

Na vjen keq që një parti, e cila kërkon të qeverisë vendin nesër, sot është përpjekur dy herë të mashtrojë opinionin publik.

Për transparencë po botojmë axhendën e ditës së Hënë, datë 16 Janar 2017 të kryetarit Veliaj, si dhe të gjitha linqet e kronikave të aktivitetit me Ministrin Klosi, ku mediat ishin prezente.

Kjo luftë qesharake me Bashkinë e Tiranës për punë që ndodhin çdo ditë e që i prekin të gjithë, vetëm sa tregon sa poshtë ka rënë Partia Demokratike në prag të humbjes së saj spektakolare në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

Sipas PD-së, Veliaj ka shpenzuar 60-70 mijë euro për udhëtimin me charter drejt Parisit, ndërsa ka përmendur edhe emrin e një biznesmeni, i cili sipas selisë blu ka lidhje me landfillin e Sharrës. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: akuzabashkiaDumaPDVeliaj
Pas

Vend pune në Kryeministri në këmbim të seksit, si i mashtronte vajzat në Facebook “menaxheri i reklamave”

Para

Duka konfirmon zv.trajnerin e ri të Kombëtares, Veroneze

Para
Duka konfirmon zv.trajnerin e ri të Kombëtares, Veroneze

Duka konfirmon zv.trajnerin e ri të Kombëtares, Veroneze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.