Kryeministri Rama ka udhëtuar sot drejt Italisë pas mbledhjes së qeverisë për të ndjekur takimin mes Juventusit dhe Lazios.
Ka qenë vetë Rama i cili përmes një video në “instastory” ka publikuar dhe momentet nga takimi me presidentin e Juventus Andrea Anjeli.
Takimi mes Juventusit dhe Lazios ka startuar në orën 18:00.
https://www.youtube.com/watch?v=QPem8MwnnLA&feature=youtu.be
Ndërkohë ditën e sotme nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka nëpërmjet një postimi në faqen e ‘Facebook-ut’, ka shkruar se kryeministri Rama është nisur për në Torino me një një charter tip Cesna 550, të Serbisë YUBTB për të ndjekur takimin ku do të luajtë dhe ylli i Juventus Cristiano Ronaldo.
“Pak minuta me pare , ekzaktesish me 13.44 , kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope, pasi ka mberritur ne aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar, eshte nisur per ne Torino me nje charter tip Cesna 550, te Serbise YUBTB.
Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne oren 18.00
Kushdo qe e ka mundesine, gazetare ose jo, le ta verifikoje”, shkruante Paloka. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post