Udhëtimi i kryemisitrit Edi Rama ditën e shtunë për në stadiumin” Allianz Stadium” të Torinos me charter serb për të ndjekur takimin mes Juventusit dhe Lazios, ngjalli shumë debate në mediat shqiptare. Po ashtu të shumtë ishin komentuesit nëpër rrjetet sociale të cilët e konsideruan si një abuzim këtë udhëtim të kryeministrit.
Mirëpo si duket Rama ka marr edhe vëmendjen e mediave italiane, të cilat komentojnë veprimin e kryeministrit.
Mediat fqinje kanë shkruar për këtë takim mes Ramës dhe Ronaldos, duke e konsideruar kryeminstrin si një tifozë të shtuar pas blerjes së fundit që bëri Juventus.
“Juve, Kryeministri shqiptar në stadium për CR7-ën”, e titullon artikullin e publikuar këtë të martë sportivja italiane “Calciomercato”.
“Një tjetër tifoz i shquar i shtohet grupit të Juventusit. Ardhja e Cristiano Ronaldo-s ka sjellë edhe Kryeministrin Edi Rama në “Allianz Stadium” të shtunën në mbrëmje, në takimin e fituar 2-0 kundër Lazio-s. Pas suksesit kundër kryeqytetasve, në të cilin Ronaldo nuk ka shënuar, kryeministri ka patur rastin të takojë fenomenin portugez, si dhe të marrë një bluzë të nënshkruar nga të gjithë protagonistët bardhëezinj”, shkruan në artikull “Calciomercato”, që publikon edhe postimin në Instagram të kreut të qeverisë shqiptare, i cili pozon krah yllit portugezë.
Kujtojmë se ditën e shtunë pasi përfundoi mbeldhja dy ditore e qevrisë në Vlorë, Rama është nisur për në Torino me një charter tip Cesna 550, të Serbisë YUBTB për të ndjekur këtë ndeshje.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post