Turpi dhe e folura me doreza nuk bëjnë pjesë në fjalorin e Milaim Zekës, ish-deputet dhe emër shumë i pranishëm edhe në botën e showbizzit, pasi nuk ngurroi t’i përgjigjej një pyetje sikletosëse para kamerave.
Në një emision televiziv kosovar, Zeka u pyet se me cilën artiste korovare do të donte të kalonte një natë, dhe nuk përtoi të përgjigjet me plot sinqeritet.
“Me të thanë të drejtën, shumë më pëlqen, e kisha kalu jo një natë po një javë. Është Yllka Gashin”, tha ai.
Megjithatë, ish-deputeti ka tjetër përgjigje kur vjen puna se me cilin person do ta kalonte një javë.
“A me Roza Anagnostin e kisha kaluar një javë”, ka thënë Zeka.