Deputeti i PD-së Enkeled Alibej tha sot pas mbledhjes së grupit parlamentar se ish-kryeministri Sali Berisha shkon në selinë blu në formë jo zyrtare.
Sipas Alibeajt demokratët në bazë po kërkojnë një process të drejtë votimi dhe se Berisha nuk është anëtar i grupit parlamentar.
Pyetje:Një bashkim me Sali Berishën?
Alibeaj: Urdhëro, unë e kam thënë dhe do e them, grupi parlamentar është regjistruar në Kuvend pa Berishën anëtar. Këtu nuk është ideja se çfarë bëhet me fatin e individit jo partisë. Duhet dhënë zgjidhja për problemet në bazë, me votë!
Demokratët në bazë kërkojnë një gjë të thjeshtë, një process të drejtë votimi. Të jenë aty të certefikuar, anëtarësia të pasurohet nga ata që na kanë mbështetur, celulë kemi atë që quhet seksion.
–Ju po vendosni kushte, Kuvendin e Berishës ka njohur gjykata, ai ka gjithë këto elementë. Me cilët anëtarë do e thërrisni grupin nesër?
Alibeaj: Nëse ka marrë përgjegjësitë e veta, pak interes ka për mua sepse ai nuk është më anëtar i PD-së, ai vjen, hap derën por në mënyrë jo zyrtare. Unë nuk jam këtu për të mbyllur dyert. Proces i njëanshëm është i padobishëm nuk është kusht.
(E.D/faxweb.al)