Kryeinfermierja e spitalit Infektiv Ana Luca, përmes një videoje që ka postuar në rrjetet sociale, tregon momentet kur ndërron rrobat që përdor në pavionin ku janë personat e prekur me Covid 19. Siç shihet dhe në videon e postuar nga vetë Luca, trupi i saj është i djersitur, ndërkohë që nga çizmet kullon djersa.
Kryeinfermierja përpiqet që të zbatojë të gjithë protokollin e zhveshjes, në mënyrë që të zvogëlojë sa më shumë rriskun e infektimit të vetes së saj.
Luca shkruan se në këto 5 muaj , të cilat i konsideron muaj lufte i janë zbardhur flokët dhe i është rrudhosur fytyra, por të paktën buzëqeshja i mbetet e pandryshuar. Luca shkruan se i gjithë stafi në spitalin Infektiv është duke punuar me heshtje dhe përkushtim, për të bërë më të mirën për pacientët që kanë nevojë për ta.
“Jane 5 muaj lufte…. me jane zbardhur floket…..me eshte rrudhosur fytyra… Por nuk me ka ikur buzeqeshja… SEPSE NE JEMI TE GJITHE BASHKE! NE JEMI NE LUFTE ME COVID 19! TE HESHTUR e TE PERKUSHTUAR! NE FLASIM ME GJUHEN E SHERBIMIT MJEKESOR NGA NJE ARMATE E TERE PERSONELI MJEKESOR!
“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.” Isaia 40:31”, shkruan Luca në postimin e saj në rrjetet sociale.
(E.K/Faxweb.al)