02:18 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Me çorape në kokë tentoi të vidhte 50 mijë euro, ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari (EMRI)

16:16 | 14/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me çorape në kokë tentoi të vidhte 50 mijë euro, ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania. Lajmin e bëri të ditur Interpol Tirana, përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat. Shtetasi i esktraduar është Ylli Sela, i cili akuzohet për “Vjedhje me dhunë”.

Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjes sepse pak kohë më parë tentoi, me çorape në kokë, tentoi të vidhte 50 mijë euro nga një makinë.

Njoftimi i Interpol Tirana:

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar për “Vjedhje me dhunë”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë të  shtetasit shqiptar  Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të gjermanisë, u bë e mundur që  shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej  nga Policia gjermane  me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Apelit Vlorë  ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila  e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Tek “Rrethrotullimi i Savrës” në Lushnje, shtetasi Ylli Sela në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë  shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V. K. dhe J. L.

(M. I. / Faxweb.al)

Etiketa: ekstradohetylli sela
Pas

“Të bëjmë aministi gjithëpërfshirëse”, thirrja e Saimir Vishajt: Të zvogëlohet mbipopullimi në burgje

Para

RELACIONI/ Deklaratat politike gjatë fushatës “dogjën” Arben Malajn, zbardhen arsyet pse qeveria kërkon largimin e tij nga BSH

Para
RELACIONI/ Deklaratat politike gjatë fushatës “dogjën” Arben Malajn, zbardhen arsyet pse qeveria kërkon largimin e tij nga BSH

RELACIONI/ Deklaratat politike gjatë fushatës “dogjën” Arben Malajn, zbardhen arsyet pse qeveria kërkon largimin e tij nga BSH

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.