Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka festuar sot ditën e saj të lindjes. E duket se kjo ditë ka qenë mëse perfekte për bukuroshen. Ajo ka patur pranë miqtë e afërt dhe sigurisht dashurinë e saj të jetës, Bes Kallakun.
Festa është organizuar në Sofie, Bullgari, aty ku Besi po përgatitet për një rol shumë të rëndësishëm krah aktorëve me famë botërore.
‘’Me dashurinë time në krah që e bën çdo gjë të duket familiare, edhe miqtë tanë më të afërt të cilët bënë të mundur këtë darkë të shkëlqejë njësoj si në tavolinën e familjes. Përqafime të sinqerta. Xhensila. Ju faleminderit të gjithë ju fansave, jam e bekuar me ju. Zoti ju bekoft’’, shkruan Xhensila. (E.K/SHUPLAKA)