01:45 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Më dënuan me burgim të përjetshëm se jam çam”, rrëfimi i të burgosurit shqiptar në Greqi

12:25 | 05/05/2019
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më dënuan me burgim të përjetshëm se jam çam”, rrëfimi i të burgosurit shqiptar në Greqi

Një i dënuar shqiptar në Burgun  e Hanias në Kretë  ka bërë një kërkesë për ndihmë shtetit shqiptar pasi pretendon se dënuar në mënyrë të padrejtë për shkakun e vetëm sepse është çam.

54-vjeçari Shaban Safet Veizi nga Konispoli ka folur për gazetarin e Fax news Shpëtim Zinxhiria dhe i ka thënë që dënimi i tij është i bërë politikisht. Veizi thotë  që është dënuar me burgim të përjetshëm  për 16 kg hashash që po transportonte në mënyrë të pavetëdijshme.

“Dënimet na i  japin maksimalisht por edhe më shumë. Jam i dënuar me akuzën për trafikim 16 kg kanabis, pasi  në çantën që më dha bashkëfshatari im jashtë kufirit nuk e dija se cfarë kishte brenda, i besova si shok. Jam nga Konispoli dhe kufiri nga fshati im është rreth 700 metra. Më kapën në fshatin Kosk të Filatit me 16 kg hashash. U nisa për në Greqi pasi kisha gruan të sëmurë me zemër dhe punë nuk kisha. Që nga viti 2004 po vuaj një dënim me burgim të përjetshëm se jam Çam. Gjatë hetimit hetuesi me pyeti nese isha Çam dhe i thashë se i tillë isha, por më mbrapa kuptova se sa më kushtoi kjo. Mund të kërkoni në të gjithë Evropën dhe nuk mund të gjeni një dënim të tillë. Por ende pa shlyer këtë dënim më kanë dhënë akoma edhe katër vjet e dhjetë muaj të tjera. Problemi im lindi që në ditën e parë kur më kapën pasi hetuesi grek ne shqip më pyeti nese isha çam, po jam çam i thashë, nuk kam ndermend të ndroj identetin tim.” është shprehur Veizi.

I burgosuri shqiptar thotë që çdo apel që ai i bën shtetit grek nuk merret parasysh dhe ka vonesa proceduriale qëllimisht. Veizi shton që kjo situate është ilegjitime.  Ai ka marrë gjithashtu një përgjigje negative në mometin kur ka kërkuar ndihmë në Ambasadën Shqiptare në Greqi.

“Në vitin 2005 bëra kërkesë për në Apel por la në fuqi dënimin e Gjyqit të Shkallës së Parë. Në vitin 2006 ju drejtova Gjykatës së Shkallës së Lartë por edhe ketu nuk pati ndryshim të dënimit. I kërkova dokumentat e vendimit kësaj të fundit për ta kërkuar në Gjykatën Ndërkombëtare, por mi vonuan apostafat dhe mi dhanë me 7-të muaj vonesë. Me gjithë këtë vonesë i nisa dhe mu kthye përgjigja se kishte kaluar afati.

Nga viti 2011 deri në Nëndor të 2018 kam bërë tre kërkesa për të marrë vendimin nga Gjykata e Shkallës së Lartë, por nuk me kthyen përgjigje. Ju drejtova Avokatit të Popullit me një letër nuk më kthehu përgjigje. Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar në burg dhe sot punoj guzhinjer. Gjatë këtyre 15 vjetëve më kanë çuar në 9-të burgje që të mos bashkohemi e të rebelohemi, gjithashtu kam mbajtur dhe po mbaj një ditar.

Dënimi që mu dha është më se dënimi që u dha për trafikantitn që u kap me me një anije me 5.5 ton kokainë. Më datën 4 maj të 2019 mora ne telefon ambasadën tonë në Athinë dhe pas shumë përpjekjesh mu përgjigj një punonjëse që më tha se nuk të ndihmojmë dot.

Shaban Veizi më 15 Maj ka gjyqin e tij politik dhe ka kërkuar nga shteti shqiptar një avokat. Ai kërkon gjithashtu dhe prezencë të mediave shqiptare.

“I kërkoj shtetit shqiptar më 15 Maj të 2019, një avokat si dhe mediave shqiptare të jenë prezencë, njëkohësisht edhe Ambasada Shqiptare, sepse është një gjyq politik për të parë se si dënohen çamët në Greqi.Kam kaluar një infarkt në zemër dhe nuk besoj se do dal gjallë nga burgu.

Kërkojë ndihmë nga shteti shqiptar.” tha Veizi për Fax News.

(j.b/faxweb.al)

Etiketa: i burgosuri cam ne Greqii denuar me burgim tw pwrjetshem se eshte camShaban Safet Veizi
Pas

5 Maji ‘Dita e ngritjes së flamurit mbrapsht’, mënyra e pazakontë si përkujtohen dëshmorët në Lezhë

Para

Maqedonia e Veriut voton sot për Presidentin, 10% i shqiptarëve vendos fituesin

Para
Maqedonia e Veriut voton sot për Presidentin, 10% i shqiptarëve vendos fituesin

Maqedonia e Veriut voton sot për Presidentin, 10% i shqiptarëve vendos fituesin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.