Kozeta Kurti, gazetarja e cila flet gjithnjë pa dorashka dhe e drejtpërdrejtë, ka qenë e ftuar sot në “Pop Culture”, ku ka folur për festivalin e 58-te në RTSH si dhe ka dhënë mendimin e saj për muzikën në Shqipëri.
E pyetur nga Kilda nëse në festival ka konkurruar ndonjë këngëtar që nuk duhet të ishte aty, Kozeta është shprehur: “Nuk kam asnjë problem me këngët pjesëmarrëse, as me zhanret. Problemi im ka qenë, vazhdon dhe do të mbesi përjetësisht problemi i teksteve. Unë e di që kjo do pritet edhe ja ça thotë Kozeta Kurti për portalet, por tekstet janë të tmerrshme, të frikshme domethënë nuk di ç’të them”.
Sa i përket teksteve të këngëve, Kozeta u shpreh: “Ma gjeni ju lutem një këngë dashurie të viteve të fundit që ti t’i thuash një njeriu të dua. Unë po përdora një nga ato këngët për t’i thënë dikujt të dua, mua nuk më hoqi vizën, por më derdhi bojën e stilografit sipër dhe thotë kjo gocë ka mbaru punë”.