00:27 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më dërgo lekët dhe m’i mbaj nga rroga”, zbulohet dadoja mashtruese. Gënjente përmes faqes së internetit

22:07 | 27/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më dërgo lekët dhe m’i mbaj nga rroga”, zbulohet dadoja mashtruese. Gënjente përmes faqes së internetit

Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët bien pre e mashtrimeve në rrjetet sociale. Një zonjë kosovare me banim në Zvicër iu drejtua redaksisë së emisionit “Stop” në Tv Klan për të denoncuar një mashtrim të bërë nga një vajzë, e cila kërkonte punë si dado.

Përmes faqes “Babysitter Babysitter” në Zvicër, Ambra Dido kontaktoi me familjen e denoncueses.

Dy palët ranë dakord që vajza të punonte për tre muaj në këtë familje dhe Ambra fillimisht kërkoi lekët e biletës. Më pas ajo u zhduk, skemë të cilën e ka përsëritur edhe herë të tjera.

Nëpërmjet lidhjes me Skype, denoncuesja shpjegoi për emisionin “Stop” me detaje se çfarë ndodhi me “dadon”.

Denoncuesja: Jam lajmëruar te ju sepse jetoj në Zvicër. Në faqen “Babysitter” në Zvicër më ka kontaktuar Ambra Dido, një vajzë nga Tirana.

Gazetarja: Për çfarë bëhej fjalë te kjo faqja?

Denoncuesja: Bëhet fjalë për babysitter, kujdestare. Kam kërkuar kujdestar, për të kqyrur fëmijët. Dikush, një vajzë, më ka gjetur në faqe dhe më ka kontaktuar.

Kemi biseduar me atë vajzën nga Tirana dhe më ka thënë që do vijë për të kqyrur fëmijët. Ajo zinte be të ëmën që s’kishte lekë për të paguar biletën.  

Atëherë burri im i ka çuar paratë 95 Euro. Nuk u lajmërua, e kam telefonuar prapë. Më duhen edhe 30 Euro për sigurim. Atëherë dyshova unë. E telefonoja, nuk ma hapte telefonin.

I kam shkrujtuar faqes “Babysitter në Zvicër”, I kam lajmëruar. Ata e kanë postuar, janë lajmërur shumë njerëz, një burrë, një grua, që i ka vjedh më shumë para.

Gazetarja: Vajza me emrin Ambra Dido ju ka thënë se do të vinte të bënte babysitter për fëmijët tuaj, ndërkohë ju i keni dërguar lekët e biletës dhe ajo nuk ka ardhur?

Denoncuesja: Ashtu, nuk ka ardhur. Nuk ma ka bërë vetëm mua, por edhe të tjerët i ka gënjyer.

Gazetarja: Juve, vajza ju ka dërguar një mjet identifikimi? Si quhej? Nga vinte?

Denoncuesja: Ambra Dido! Me pasaportë, me të gjitha.

Gazetarja: Keni mundur të kontaktoni më me të?

Denoncuesja: Jo, jo! Mua më ka futur bllok, s’kam kontakt hiç. Më kanë dërguar dhe të tjerët foto që kanë folur me të, të gjithëve u ka thënë njësoj si mua.

Gazetarja: Keni bërë një denoncim, përsa i përket mashtrimit të vajzës?

Denoncuesja: Jo, jo! Nuk më duhen lekët, vetëm s’kam qejf të gënjej të tjera familje se kjo është duke vazhduar akoma. 

Emisioni “Stop” iu drejtua Policisë së Shtetit për të denoncuar Ambra Didon për mashtrim.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Rexhion Qafa u shpreh se qytetarët janë të pambrojtur në këtë fushë dhe përdorimi i rrjeteve sociale është një mjedis ku po zhvillohen shumë krime, që kanë të bëjnë me fshehjen e identitetit.

“Pavarësisht nismave që janë ndërmarrë apo entit rregullativ, të cilat kanë punuar në pjesën e legjislacionit dhe rregulloreve, vazhdojmë të kemi ende një zonë gri. Kështu që konsumatori duhet të jetë shumë i sigurt për veprimet që bën. Pagesat duhet të bëhen të shoqëruara me një faturë apo të bëhen nëpërmjet kanaleve zyrtare”, shpjegoi eksperti Qafa.

Të ndodhur në këto kushte, të gjithë qytetarët duhet të mbrohen vetë, duke dyshuar në të gjithë kontaktet që bëjnë online. 

Etiketa: dadoja mashtruesedodoja
Pas

‘Më telefonoi dhe më tha ti do luftë’, Olti Curri sherr me Luana Vjollcën

Para

Tragjedi me 7 viktima, mes tyre gra dhe fëmijë. Po iknin nga përndjekja e Erdogan

Para
Tragjedi me 7 viktima, mes tyre gra dhe fëmijë. Po iknin nga përndjekja e Erdogan

Tragjedi me 7 viktima, mes tyre gra dhe fëmijë. Po iknin nga përndjekja e Erdogan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.